Kryemadhi: Koalicioni mes Metës dhe Berishës u prish për integrimin në BE

Nga Exit News
Kryemadhi: Koalicioni mes Metës dhe Berishës u prish për integrimin në BE

Votat e PD dhe LSI -së do të llogariten bashke, në bazë të marrëveshjes së koalicionit që këto parti firmosën të hënën. Këtë sqarim e dha Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së në emisioni ‘Opinion’.

Pyetjes së gazetarit Fevziu, nëse presidenti do t’i jap të drejtën PD dhe LSI për të bërë qeveri, edhe sikur PS të dalë parti e parë, Kryemadhi ju përgjigj se:

“Ne jemi një koalicion”

Ajo u shpreh se ky koalicion është i pari ndërmjet një partie të majtë dhe të djathtë. PD dhe LSI e treguan që mund të fitojnë në zgjedhjet për bashkinë Tiranë në 2011, shtoi ajo.

Kryemadhi sqaroi se koalicioni i 2009-tës mes Ilir Metës dhe Berishës u prish për shkak të integrimit evropian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>