
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi komentoi ftesën e Kryeministrit Rama ndaj kryetarit të PD-së Basha, në një intervistë me Rezart Xhaxhiun:
“Ftesa e Ramës për Bashën nuk më shqetëson, pas djegies së mandateve kemi arritur një konsolidim të jashtëzakonshëm për fitore plebishitare të opozitës”.
Kryemadhi u shpreh se ka një eksperiencë të mirë me Bashën, në garën për fitorne e Bashkisë Tiranë, në 2011:
“Unë kam një eksperiencë shumë të mirë me z.Basha, të fushatës të 2011 ku ai kandidonte për Kryetar Bashkie në Tiranë dhe unë isha Kryetare e LSI në Bashkinë e Tiranës dhe patëm një fitore të jashtëzakonshme edhe pse ishte një nga nyjet dhe ngërçet e lidhjes së infrastrukturës së krimit të ndërtimit me mafiet etj që në e zhbëmë”.
Ajo u shpreh se opozita do të punojë për integrimin evropian, “krijimin e besimit të gjithë shoqërisë shqiptare tek strukturat dhe rikthimi i strukturave dhe institucioneve të shtetit në normalitet dhe në depolitizimin total të tyre”.