Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha të enjten në emisionit “Të pa ekspozuarit” se “Lefter Koka pretendon se mund të marrë vota”. Këtë ajo e mbështet në argumentin se kryeministri Edi Rama e ka kërcënuar.
Duke komentuar vënien e kamerave dhe përgjuesve në zyrat e LSI në Durrës Kryemadhi tha se këto ngjarje ndodhin për shkak të panikut të Lefter Kokës për të marrë vota.
“Në fakt ajo që ka ndodhur dje, është hera e tretë që Elona dhe stafi kanë piketuar kamerat që ka vënë stafi i djalit të Lefter Kokës për të parë kush hyn e kush del në zyrat e LSI-së. Ne me thënë të drejtën kemi bërë pak gallatë me ta, dje ata u nervozuan nga humori që ne kemi bërë”, tha ajo.