Kryemadhi: Lefter Koka pretendon se mund të marrë vota, sepse Rama e kërcënon

Nga Exit News
Kryemadhi: Lefter Koka pretendon se mund të marrë vota, sepse Rama e kërcënon

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha të enjten në emisionit “Të pa ekspozuarit” se “Lefter Koka pretendon se mund të marrë vota”. Këtë ajo e mbështet në argumentin se kryeministri Edi Rama e ka kërcënuar.

Duke komentuar vënien e kamerave dhe përgjuesve në zyrat e LSI në Durrës  Kryemadhi tha se këto ngjarje ndodhin për shkak të panikut të Lefter Kokës për të marrë vota.

“Në fakt ajo që ka ndodhur dje, është hera e tretë që Elona dhe stafi kanë piketuar kamerat që ka vënë stafi i djalit të Lefter Kokës për të parë kush hyn e kush del në zyrat e LSI-së. Ne me thënë të drejtën kemi bërë pak gallatë me ta, dje ata u nervozuan nga humori që ne kemi bërë”, tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>