Më shumë gjasa dy partitë kryesore të opozitës, PD e LSI do të garojën me lista të ndara në zgjedhjet e 25 prillit.
Liderja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi, në një intervistë për News24, se simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit.
Ajo tha se pas votimit të Kodit të ri Zgjedhor, opozita do të fitojë 100 mandate:
“Me ligjin e vjetër opozita ka 86 mandate, po të kalkulohen 100 mandate. Sepse deputetit me ligjin e vjetër i duhen 13 mijë vota, me të riun 10 mijë vota. Do të kalkulohen dhe kemi 100 mandate me ligjin e ri.”