Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi të hënën nga Kamza se nëse LSI vjen në pushtet do të ndërtojë një nga spitalet “më moderne të Shqipërisë”.
Ajo ishte në një takim elektoral në Kamëz dhe tha se kjo bashki, është e pesta në vend, sa iu përket popullsisë dhe shtrirjes gjeografike.
Kryemadhi u shpreh se “është mëkat, që kjo bashki të mos ketë një spital”.
“Ne si LSI e mbajmë fjalën, i qëndrojmë angazhimeve tona, jo vetëm që do e çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë kandidatëve në Kamëz, por do e çojmë këtë, sepse është detyrë qytetare, është humanizëm, por që një nga bashkitë më të mëdhaja, të ketë një nga spitalet më moderne në Shqipëri”, tha Kryemadhi.