Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se biznesi fason në vend është ngritur vetë pa ndihmë nga qeveria.
Në një takim me bizneset fason në Berat, ku prezantoi edhe kandidaten e LSI-së për këtë qark, Kryemadhi pohoi se LSI i ka mbështetur gjithmonë fasonët.
“Ne kemi kemi detyruar me votën tonë për të ridimensionuar edhe njëherë Kodin Doganor, edhe pse nuk e zbatuan asnjëherë në favor”, të fasonëve u shpreh Kryemadhi.
Ajo tha se fasonët janë një biznes që ofrojnë punësim me paga neto në 45 mijë lek, në ndryshim nga propaganda që i etiketon ata si biznes skllavopronar.