Kryemadhi prezanton kandidatët në Gjirokastër

Nga Exit News
Kryemadhi prezanton kandidatët në Gjirokastër

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi prezantoi të dielën kandidatët për deputetë në Gjirokastër.

Kandidatët e LSI në këtë qark janë Vangjel Tavo, Myrvete Asqeri dhe Freskida Çako.

Kryemadhi tha se  “nuk mund të ketë vazhdimësi, histori, të ardhme, memorie, nëse të rinj dhe të reja nuk do të jetojnë e punojnë në Shqipëri”.

Ajo tha se një nga problemet më të mëdha është papunësia, mungesa e të rinjve dhe të reja.

Ajo përmendi si problematike dhe mbylljen e disa degëve të Universitetit të Gjirokastër.

“Kjo vjen si rezultat i një shpopullimi të jashtëzakonshëm. Nuk na lind gjë tjetër veç një detyrë e madhe për të kthyer atë shpresë, energji pozitive të të rinjve e të rejave në Shqipëri, pse jo dhe në Gjirokastrës”, deklaroi Kryemadhi.

Për turizmin Kryemadhi tha se “nuk është vetëm në 2 muaj e verës, por duhet të jetë në 12 muajt e vitit për shkak sepse është e domosdoshme të jetojmë, punojmë, të kemi mundësi jo vetëm për një punë të thjeshtë, por të mirë paguar”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>