Monika Kryemadhi bëri publike të enjten disa nga premtimet e LSI-së për studentët dhe mësuesit.
Përmes një videoje në Facebook, Kryemadhi theksoi se investimi në arsim është investimi më i rëndësishëm që mund të bëjë shoqëria jonë për të sotmen dhe të ardhmen.
Ajo u shpreh se synimi i LSI-së përmes programit të saj për arsimin, është që sistemi arsimor të përgatisë profesionistë të gatshëm për tregun e punës.
Për nxënësit dhe studentët, LSI premon:
- Dyfishim të buxhetit të arsimit në 5 përqind të PBB-së;
- Taksa e të ardhmes mbi biznesin e madh, 1 për qind të fitimit për përgatitjen e profesionistëve;
- Ulje të tarifave të studimit në universitete;
- Mbështetje me bursa për degët e IT-së dhe ato degë që kërkohen më shumë nga tregu i punës;
- Modernizim kurrikulash për studentët sipas kërkesave të kompanive që do t’i punosojnë;
- Tekste shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën;
- Pagesa dhe certifikata profesionale për nxënësit e shkollave profesionale që punojnë pranë bizneseve.
Për mësuesit LSI premton:
- Dyfishim të pagave brenda mandatit të parë qeverisës;
- Miratim i statusit të mësuesit;
- Investime në laboratorë dhe bazë teknike.