Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar, të hënën, nxnëësit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shkroi se ky vit do të jetë edhe më i vështirë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ajo akuzoi qeverinë Rama se nuk ka marrë masat e nevojshme për ta administruar situatën:
“Ky vit shkollor do të jetë edhe më i vështirë, pasi do të përballemi me një situatë atipike, ku ne si prindër, mësuesit por edhe fëmijët do të duhet të përshtatemi me të tjera orare, me një model të ri mësimdhënieje e me një qeveri të paaftë për ta administruar situatën dhe të gatshme që të gjitha dështimet në arsim t’i justifikojë me pandeminë.
Mësuesit e Shqipërisë janë lënë të vetëm në përballimin e sfidave të këtij viti të ri shkollor, mes kushteve të pafavorshme të punës, pagave shumë të ulëta krahasimisht me kontributin e tyre dhe protokolleve jo efikase anti-Covid-19.”