Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëi thirrje qytetarëve të Sarandës të votojnë LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ta çojmë Ramën në Bangladesh dhe ti mbajmë shqiptarët, tu japim shansin dhe mundësinë shqiptarëve të punojnë në Shqipëri, të punojnë me punë të mirëpaguar, të kenë mundësinë e arsimimit, të kenë mundësinë e rritjes profesionale, të kenë mundësinë e zhvillimit sepse shanset dhe mundësitë janë pafund”, u shpreh Kryemadhi duke ju referuar deklaratës së kryeministrit se do të marër punonjës nga Bangladeshi.
“Vota për LSI është një votë e cila është për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve”, shtoi kryetarja e LSI-së.
Ajo premtoi heqjen e “dy standardeve për biznesin, për turizmin, për detin, për liqenin, për shkollën, për spitalin, për faturat e ilaçeve të cilët ata që kanë mundësi për t’i paguar, ti paguajnë dhe ata që nuk kanë mundësi për të mos ti paguar, t’i paguajnë”.