Kurti i bën të qartë Lajçak: Nuk negociojmë ndryshim kufijsh

Nga Exit News
Kurti i bën të qartë Lajçak: Nuk negociojmë ndryshim kufijsh

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti  ka informuar të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se Kosova nuk do të negociojë për ndryshim kufijsh.

Në letrën dërguar në ditën e emërimit të Lajçak, Kurti e informoi atë mbi parimet që Kosova pret të zbatohen gjatë dialogut Kosovë-Serbi.

Ai siguroi përfaqësuesin e BE-së për angazhimin e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjore dhe të plotë me Serbinë.

Kurti parashtron parimet e qeverisë për dialogun, si më poshtë:

  • Kosova dhe Serbia do të diskutojnë të gjitha çështjet e pazgjidhura mes tyre.
  • Palët në asnjë rast nuk do të shtrojnë për diskutim çështje të pavarësisë, integritetit territorial dhe çështje të brendshme.
  • Është thelbësore për dialogun të mos përfshihen harta apo korrigjim kufijsh.
  • Dialogu duhet të ndërmjetësohet nga SHBA-të dhe BE-ja, të cilat duhet të garantojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur mes palëve.
  • Kosova dhe Serbia duhet të sigurojnë paketë mjetesh financiare, politike dhe ekonomike në fillim të zbatimit të marrëveshjes.

Kryeministri në detyrë gjithashtu e informoi Lajcak, se Kushtetuta e ngarkon atë për të krijuar dhe udhëhequr ekipin negociator. Kurti ka vendosur që ekipi negocioator të ketë përfshirje të barabartë mes burrave dhe grave.

Kreu i grupit negociator do të jetë kryeministri, i cili do të udhëheqë nëntë anëtarë, përfshirë presidentit Hashim Thaçi, kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe shtatë anëtarë të tjerë që vijnë nga grupet parlamentare në Kosovë (LVV, LDK, PDK, AAK-PSD, NISMA-AKR, Lista Serbe dhe gjashtë grupe të tjera). Ekipi do të mbështetet nga ekspertët më të mirë vendas.

“Dialogu nuk duhet të ketë për qëllim ruajtjen e emrit dhe reputacionit të politikanëve […] Ai duhet të bazohet në parimin e vendosjes së drejtësisë dhe barazisë për të gjithë. Shmangia e kësaj, si rezultat normal i dialogut, do të rrezikonte vetë procesin”, shkruan Kurti në letër.

Në përgjigjen e tij, i Dërguari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak siguron Kurtin se ai do të punojë “pa u lodhur dhe në mënyrë dinamike”. Ai pohoi se pret angazhimin e të dy palëve, me qëllimin e përbashkët, arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Lajçak përgëzoi Kurtin për heqjen e tarifave për mallrat serbe, duke e quajtur atë “një shenjë konkrete e gatishmërisë për t’u përfshirë në dialog me ndërmjetësimin e BE-së”.

Për shkak të pandemisë, takimet së afërmi, nuk do të mund të realizohen, por Lajçak tha se ai do të komunikojë me drejtuesit politik në Kosovë së shpejti, për të filluar bashkëpunimin përpara se dialogu të rifillojë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>