Kryeministri përdredh të vërtetën: radhët në kufirin Bullgari-Greqi nuk kanë ndodhur këto ditë, por javë më parë

Nga Exit News
Kryeministri përdredh të vërtetën: radhët në kufirin Bullgari-Greqi nuk kanë ndodhur këto ditë, por javë më parë

Rradhë kilometra të gjata ka edhe në kufirin bullgaro-grek, pretendoi Kryeministri Rama.

“Në kufirin greko-bullgar të Kulatas, radha dje ishte plot 5 kilometra dhe askush në Bullgari nuk kërkon hapjen e ndonjë lufte bullgaro-greke,” tha Rama në një postim në facebook të dielën kur u përpoq të sqarojë qytetarët dhe të shfajësojë qeverinë për rradhët e gjata në kufirin shqiptaro-grek.

Ky deklarim është i pavërtetë.

Në Kulatas, pikën e vetme të të lejuar pa kufizime për kalimin e kufirit greko-bullgar nuk ka dhe nuk ka patur rradhë ditë e fundit. Kryeministri Rama qëllimisht ka përdorur një të vërtetë të para disa javëve për ta shitur si aktuale.

Më 17 qershor, Reuters raportoi se në pikën hyrëse të Kulata-Promachonas u krijua një radhë 10 kilometra me makina, dhe 15 kilometra ajo me kamionë, pas kërkesës së Greqisë për plotësimin e një formular online para nisjes për në Greqi.

Screenshot at PM

Gjendja u përsërit më 1 gusht. Kanali bullgar Nova Televiziva raportoi një radhë me makina të gjatë 5 kilometra në Kulata-Promachonas, pas kërkesës së greqisë se çdo udhëtar duhet të kishte provën e reultatit negative të testit Covid të bërë brenda 72 orëve nga moment i kalimit të kufirit.

Screenshot at PM
Greqi-Bullgari

Në të dyja rastet, gjendja u normalizua pasi qeveria greke vendosi hapjen e pikave kufitare pa kufizim.

Kryeministri Rama solli në postimin e tij edhe shembullin e pretenduar të Turqisë, duke thënë se “në pikën kufitare të Kapikulesë në Turqi, numri i makinave në radhë ishte shtrirë dhjetra kilometra”.

Por, nga kërkimet në mediat turke dhe greke nuk ka asnjë informacion të tillë dhe nuk duket se muajt e fundit ka pasur ndonjëherë bllokim të kufirit me radhë të gjata për shkak të masave anticovid.
Duhet theksuar se marrëdhëniet greko-turke janë acaruar më së shumti ditët e fundit duke ngjallur frikën e një konflikit ushtarak mes dy vendeve, çfarë ka kufizuar shumë lëvizjet e njerëzve midis tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>