Nga 1 qershori do të lejohet qarkullimi me makina në të gjithë Shqipërine. Kryeministri Edi Rama bëri njoftimin në komunikimin e fundit në Facebook për masat ndaj koronavirusit.
“Dhe natyrisht edhe plazhet do të jenë të hapura. Por nuk do të lejojmë asnjë subjekt privat përveç hoteleve të vendosë çadra dhe shezllonë në rërë pa autorizimin e posaçëm që do të dali këto ditë, bashkë me formularin e aplikimit.” – tha Rama.
Detajet do të bëhen publike të premten kur të dalë urdhri zyrtar i autoriteteve shëndetësore.