Kryeministri Rama: Opozita e PD-së mbetet për tu parë

Kryeministri Rama: Opozita e PD-së mbetet për tu parë

I ndodhur në Velipojë për takimin e dytë informal të kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka biseduar sot në mëngjes me tre gazetarë. Biseda u fokusua tek turizmi, lufta ndaj narkotrafikantëve dhe opozita e PD-së dhe LSI-së.

Disa nga deklaratat kryesore të Kryeministrit Rama janë:

Për turizmin

– Administrimi i bregdetit është histori më vete që besoj se do ta vendosim në një tjetër standard vitin e ardhshëm. Kemi një ndryshim rrënjësor për të gjithë aspektin e turizmit dhe kemi një plan shumë të mirë që besoj se do ja dalim plotësisht.

– Nuk do të lejojmë asnjë hotel që nuk ka laboratorin e ujrave të zeza apo vazhdon me gropa septike. Është një investim i arsyeshëm për një njësi shërbimi. Në rast e komplekseve është një  investim edhe më i madh.

Për luftën kundër kanabisit

– Jemi në një fazë përmbyllëse të kësaj beteje dhe ne faktikisht e kemi fituar këtë betejë, të dhënat janë kokëforta dhe propaganda është propagandë.

– Sot jemi në kushtet që siç e konfirmojnë partnerët tanë territori është krejtësisht e pastruar nga kjo mortje.

– Të gjitha këto që ndodhin në pikëpamje të transportit dhe luftës që zhvillohet për të penguar trafikuesit është një inerci që do vazhdojë dhe për një kohë të shkurtër dhe do të minimizohet dhe kjo.

Për opozitën

– Kush ndjehet i provokuar nga cilido qoftë, qoftë edhe Gramozi, në emër të përndjekurve dhe nuk është ndjerë i provokuar 27 vjet me Saliun në krye të PD për mua është thjesht një hipokrit që nuk meriton asnjë respekt dhe asnjë mirënjohje.

– Vazhdimi i kësaj marrëzie dhe niveli të opozitës, PD në këtë rast, me komunizma dhe antikomunizma, komunistë dhe antikomunistë kur jemi në 2017 është vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizion për të ardhmen, program real për të qenë një alternativë me një skuadër të denjë për tu përballur me sfidat, edhe konkurrentin në këtë rast që jemi ne.

– Opozita nuk ka kuptuar çfarë ka ndodhur në 25 qershor. Ne nuk na intereson një opozitë si ajo që bëri katër vjet. Ajo është varrhimsja e vendit të vet. Na duhet një opozitë që nuk i referohet forcës por arsyes, programit, që bën diferencën dhe sfidon qeverinë.

– Opozita e LSI mbetet për tu parë, është një tjetër lloj qënie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>