Duket Arta Marku do të jetë prokurorja e përgjithshme e përkohshme. Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë vendosur që mes tre kandidaturave, të mbështesin atë të prokurores së Shkodrës Arta Markut.
Vendimi është marrë nga kryeministri Rama, i cili më pas ja ka komunikuar atë grupit parlamentar. Të paktën 28 deputetë duhet të firmosin për një prej kandidaturave që më pas ai të votohet në senacë.
Dy emrat e tjerë që i kaluan “përzgjedhjes” së Komisionit të Ligjeve, me atributet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi.
Votimi për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm të përgjithshëm do të zhvillohet sot, në kundërshti me deputetët e opozitës. Njëkohësiht me senacën plenare, jashtë dyerve të kuvendit, qindra qytetarë po protestojnë kundër këtij votimi të paligjshëm.