Kryeministri sqaron ofertën për opozitën

Kryeministri sqaron ofertën për opozitën

Kryeministri Rama foli, sot pas përfundimit të takimit me ambasadorin Lu dhe Vlahutin, për negociatat me kryetarin e opozitës Basha.

Ai u shpreh se “Unë kam propozuar [….] një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, të policisë të DAR dhe të gjithë sistemit tonë arsimor, të sistemit tonë të burgjeve ku janë edhe pikat që janë adresuar si problematika në raportin e mëparshëm të ODIHR dhe një rregullore e dakordësuar për mënyrën se si të shmanget përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë dhe një kategori e caktuar aktivitetesh qeveritare që nuk duhen përdorur në fushatë”.

Zoti Rama tha se do ta presi opozitën për të biseduar deri në momentin kur të fillojë shtypja e fletëve të votimit.

Gjithashtu, ai u shpreh i gatshëm të zhvillonte edhe takime të tjera me Zotin Basha, nëse ato do të ndihmonin në zgjidhjen e krizë politike.

Ndërsa për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Kryeminsitri deklaroi se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

Është e paqartë se çfarë nënkupton Kryeministri me fjalë monitorim dhe se kush do ta bëj këtë monitorim. Gjithashtu, kryeministri, duket se nuk e mbështet më propozimin e javës së kaluar për zevendësimin e katër minsitrave me persona teknikë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>