Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se vizita e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë, ishte për të nxitur probleme politike.
Ajo falënderoi të dielën serbët në Kosovë, duke thënë se kanë treguar maturi.
Vizita e Kurtit dhe Osmanit në Mitrovicë u prit me reagime të ashpra nga serbët që jetojnë aty.
Sipas Bërnabiç, Serbia “do të vazhdojë do të jetë e hapur për bashkëpunim”.
Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se Osmani dhe Kurti kishin marrë në veri të Mitrovicës persona të armatosur dhe te disa prej tyre mund të shiheshin edhe simbole të UÇK-së.
Sipas tij ata nuk kanë shkuar për fushatë elektorale po për provokim.
“Ne presim që fushata të kalojë paqësisht, ne presim paqe në këto zona. Presim gjithashtu që edhe pala tjetër të sillet në këtë mënyrë”, tha Rakiq.
Ndërkohë VV tha se Kurti e Osmani nuk u mirëpritën nga Lista Serbe në Mitrovicë.
Zëdhënësi i VV Përparim Kryeziu tha se ata u mirëpritën nga qytetarët e Mitrovicës.