Kryetari i kuvendit serb Daçiç: Lajm i mirë gjyqi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Nga Exit News
Kryetari i kuvendit serb Daçiç: Lajm i mirë gjyqi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç e quajti një lajm të mirë nisjen e gjyqeve në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Duke folur në një konferencë për median në Beograd, Daçiç u shpreh se gjykata Speciale në Hagë u themelua pikërisht për këtë, për të hetuar ‘krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo vetëm kundër popullit serb, por edhe kundër qytetarëve të kombësive të tjera, përfshirë shqiptarët e Kosovës.

Daçiç theksoi se ‘të gjithë që kanë kryer krime, duhet të mbajnë përgjegjësi’.

Pak orë më parë, gjykata speciale në Hagë ka njoftuar se ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të kenë seancën e tyre të parë publike para gjykatës përkatësisht në 10 dhe 11 nëntor.

Ndërsa më herët u njoftua se paraqitja fillestare e Thaçit do të jetë të hënën, 9 nëntor, në ora 15:00, pas asaj të Jakup Krasniqit në orën 11:00 të së njëjtës ditë.

Seancat dëgjimore do të jenë publike, do të transmetohen në internet dhe mund t’i ndiqni këtu.

Prokuroria i akuzon ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga marsi 1998 deri në shtator 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>