Kthehet telenovela Rama-Meta për të tërhequr vëmendjen nga droga

Kthehet telenovela Rama-Meta për të tërhequr vëmendjen nga droga

Dje një avion i vogël i drejtuar nga një pilot italian u rrëzua pranë lumit Ishëm. Piloti u arrestua nga policia dhe pranoi se po planifikonte të transportonte 200 kilogramë kanabis pas një muaji.

Dje në mbrëmje, kur tema kryesore e ditës ishte avioni , Ministri i Jashtëm Bushati në një intervistë tha se kryetari i Kuvendit  Ilir Meta është një kandidat i fortë për President.

Duket se Kryeministri Rama ka vendosur të tërheqë vëmendjen e qytetarëve përmes Ministrit  Bushati me një temë që ka gjithnjë impakt tek qytetarët: Ilir Meta dhe marrëdhënia e tij me Ramën, e ardhmja e aleancës dhe si do të ndahet pushteti mes tyre.

Hedhja e shashkës “Rama-Meta” në të njëjtën kohë kur në disa media  qarkulloi lajmi se operacioni i policisë kishte gjasa të ishte dekonspiruar nga ministri i Brendshëm Tahiri, e përforcon dhe më shumë idenë se qeveria po mundohet të zbehë problemin e drogës me thashetheme qeveritare.

Ministri Bushati injoroi totalisht jo vetëm avionin e Ishmit apo akuzat ndaj Ministrit Tahiri, por dhe gjithë problemet e tjera që shoqërojnë atë: vënia në rrezik e sigurisë kombëtare, përmasat gjigante që ka marrë trafiku i drogës në vend dhe sofistikimi i tij, paaftësia e policisë për të parandaluar të tilla ngjarje apo lidhja e bandave narkotrafikante me pushtetin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>