
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi injorimin e dokumentave jo zyrtare mbi ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.
“Të gjitha këto teste që po bëhen, nuk e di nëse janë kërcënime apo jo, por ato po dëmtojnë. E mira është të injorohen”, u shpreh për mediat Kurti, të enjten, në konferencën e përbashkët për shtyp me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell.
Kurti theksoi se nuk mund të jetë zgjidhje asgjë që e shkon rajonin (Ballkanin) vetëm si demografi dhe gjeografi, pa sigurinë, njerëzit, kulturën e ekonominë.
Ai i referohet dokumentit të propozuar nga Presidenti i Sllovenisë, për ndryshimin e kufijve të Bosnje-Hercegovinës.