Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshjet për hekurudhën dhe autostradën Kosovë-Serbi janë nënshkruar pa autorizimin e qeverisë së tij.
Pas Konferecës së Sigurisë në Mynih, Zoti Kurti u shpreh:
“Në Mynih janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë.
Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje.”
Sipas Kurtit, përmbajtja e marrëveshjeve nuk është bërë publike as për qeverinë e re e as për qytetarët:
“Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.”
Dje në Mynih, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i serbisë Aleksandar Vuçiç nënshkruan marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy vendet.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të të dërguarit të Presidentit të SHBA-ve Richard Grenell, Ambasadorit të SHBA-vë në Kosovë Philip Kosnett dhe Drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.
Përpara fluturimit për në Gjermani, Kurti e ftoi Thaçin të në mënyrë që të koordinonin qëndrimet e tyre në takime me liderët botëror gjatë samitit, por ftesa u refuzua nga presidenti Thaçi.