Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se vendimi që detyron kamionët shqiptarë të dezinfektohen përpara se të kalojnë kufirin, nuk është më në fuqi.
“Ka qënë vendim i vjetër i një prej ministrive prej kohës kur u vendos karantina. Ky vendim është hequr dhe dezinfektimi nuk është më i detyrueshëm. Por ndërkohë trau është aty dhe vijon të na i marrë paratë, madje jo për shtetin shqiptar, por për një koncesionar privat.” – përfundoi Kurti.