
Ministrja e Arsimit Evis Kushi i ka bërë thirrje universiteteve të mos i penalizojnë studentët për mungesat në mësimin online në këto kohë.
Në një dalje për median, të mërkurën, Kushi tha se provimet mund të zhvillohen në auditore duke respektuar masat anti-Covid.
Studentët që nuk do të marrin pjesë në këtë sezon, të kenë mundësinë enjë sezoni të ndërmjët që t’I japë mundësi studentëve të përgatiten.
Kushi falenderoi vendimin e Komitetit Teknik për plotësimin e kërkesës për shtyrjen e sezonit të provimeve në universitete.
Kushi përsëriti edhe njëherë masat parandaluese për përhapjen e virusit si: kohëzgjatja e provimit deri në një orë, provimet të zhvillohen në grupe me 15 persona dhe klasat të dezinfektohen pas provimeve.