Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj konfirmoi në Kuvend se marrëdhëniet preferenciale të tregtimit të mallrave mes Shqipërisë dhe Britanisë do të vazhdojnë njësoj si me BE-në.
“Mallrat me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shqipëria do të përfitojnë trajtim tarifor preferencial reciprok të njëjtë me atë që kanë përfituar kur Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh ministrja në seancën plenare të së hënës.
Denaj u shpreh se kuotat tarifore për produktet bujqësore dhe industriale “do të jenë 13.62% e sasisë së kuotave ekzistuese në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”.
“Sipas të dhënave të periudhës përpara pandemisë, marrëdhëniet tregtare mes Mbretërinë e Bashkuar, kanë njohur rritje të ndjeshme”, u shpreh ministrja, duke theksuar se kjo do të vazhdojë edhe me këtë marrëveshje.