Kuvendi miraton sot përbërjen e komisionit për raportin e Dick Marty

Nga Exit News
Kuvendi miraton sot përbërjen e komisionit për raportin e Dick Marty

Kuvendi do të mblidhet të enjten për të miratuar përbërjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.

Komisioni do të përbëhet nga 5 deputetë të shumicës socialiste dhe 4 të opozitës parlamentare.

Ky komision u ngrit një javë më parë në Kuvend, me kërkesë të shumicës socialiste.

Qëllimi i tij është të analizojë raportin e Dick Martit dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë, me të cilëve dhe të kreut të opozitës Lulzim Basha, në aktivitetin e UÇK-së në Shqipëri.

Propozimi erdhi pas debatave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi rolin që ka pasur Basha në hetimet për ‘Shtëpinë e Verdhë’, një shtëpi në very të Shqipërisë, ku sipas Dick Martit, ish-liderët e UÇK-së dyshohet se kanë bërë trafikim organesh.

Gjithashtu në rendin e ditës është marrëveshja mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite për ndërtimin e 2 mijë shtëpive.

Kryeministri Rama  firmosi me 26 nëntor në Abu Dabi me princin e kurorës marrëveshjen për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës.

Emiratet e Bashkuara u zotuan se do t’i japin vendit tonë 70 milionë euro për procesin e rindërtimit, në Konferencën e Donatorëve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>