Kuvendi miraton ligjet e dala nga marrëveshja e 5 qershorit

Nga Exit News
Kuvendi miraton ligjet e dala nga marrëveshja e 5 qershorit

Kuvendi përmbylli të mërkurën votimin e ligjeve të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi në Kuvend se zgjedhjet e 25 prillit do jenë zgjedhjet me standardet më të mira demokratike.

Ai i bëri thirrje PD dhe LSI që të përshëndesin votimin në Kuvend dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

“I bëj thirrje çdo partie politike që nga ky moment që hyjmë në atë 4-mujorin e procesit parazgjedhor të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor.

I bëj thirrje PD dhe LSI ta përshëndesin votimin e kuvend të të gjithë kuadrit ligjor që lidhet me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit se duke mos qenë në Kuvend, deputetët e kanë mbështetur”, deklaroi të mërkurën në Kuvend Balla.

Më 23 Korrik, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Ndryshimet u miratuan me 97 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenime.

Marrëveshja e 5 qershorit ndryshon Kodin Zgjedhor nëpërmjet amendamenteve të dakordësuara në Këshillin Politik mes PS, opozitës parlamentare dhe PD- LSI.

Më 14 dhjetor, Komisioni i Venecias dhe ODIHR shprehën keqardhje për miratimin e nxituar të ndryshimeve në kushtetuese dhe kodit zgjedhor por shtuan se përmbajtja e tyre nuk bie ndesh me standardet ndërkombëtare.

Exitr argumentoi në një artikull se ndryshimet e miratuara trajtojnë vetëm disa prej shqetësimeve të ngritura nga OSBE/ODIHR gjatë 4 palë zgjedhjeve të fundit, por ato:

  1. Nuk ofrojnë asnjë zgjidhje për praktikat e kudo ndodhura të blerjes së votës apo një hetim i pavarur i vjedhjes së zgjedhjeve në 2017 dhe 2019;
  2. Nuk departizojnë organet e administrimit zgjedhor;
  3. Nuk japin asnjë zgjidhje për kufizimet e moshës në listat e votimit, asnjë dhënie të të drejtës së votimit për personat me probleme mendore;
  4. Nuk rrisin transparencën duke u siguruar vëzhguesve të pavarur me protokollet e rezultateve;
  5. Nuk u shfuqizua ligji për shpifjen;
  6. Nuk u sigurua asnjë përfaqësim i balancuar gjinor në organet zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>