Kuvendi ka rrëzuar, të enjten, dekretin e presidentit Meta për Ligjin për Policinë e Shtetit. 83 deputetë votuan kundër dekretit dhe 9 pro.
Presidenti Ilir Meta e ktheu ligjin më 24 nëntor, pasi sipas tij shkel Kushtetutën dhe cënon pavarësine e Prokurorisë.
Sipas presidentit, ky ligj synonte ta kthente policinë në një institucion që gjurmon qytetarët jashtë procesit penal dhe rrezikon që të vërë nën presion ata gjatë fushatës elektorale.
Ministri i Brendshëm e ka cilësuar dekretin e presidentit si akt politik.
Në shkurt të 2020, qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat i jepnin policisë së shtetit të drejtën të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët vetëm me vendim të saj për një periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata.
Sipas këtij ligji, qeveria kërkon pushtetin për të përgjuar qytetarët pa vendim gjykate.
Ky projektligj shkel Kushtetutën dhe ligjin, por dhe parimin e ndarjes së pushteteve, duke i dhënë qeverisë kompetencat e prokurorisë.