Lajçak: Beogradi dhe Prishtina pritet të rinisin dialogun

Nga Exit News
Lajçak: Beogradi dhe Prishtina pritet të rinisin dialogun

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak, tha të shtunën se pritet që dy vendet të rinisin dialogun.

Serbia edhe Kosova kanë ambicie për të qenë vende anëtare të Bashkimi Europian dhe BE e bëri të qartë se “normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është ajo që vendet anëtare presin”, tha Lajçak.

Duke folur në programin ‘Screening’ të EËB, Lajçak tha se pret që dialogu të rifillojë sa më shpejt që Kosova të formojë qeverinë e saj.

Ai gjithashtu tha se ishte e mundur të finalizohej dialogu brenda një muaji por që u takon të dy palëve në bisedime të vendosin për ritmin.

Është në interes të Beogradit dhe Prishtinës të rinisin dialogun dhe BE është e gatshme të ndihmojë dhe lehtësojë procesin, tha ai.

“Ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje dhe kam në plan të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin së shpejti. Unë do të takohem me Presidentin Vuçiq, Kryeministrin e ardhshëm Kurti dhe partnerë të tjerë për të diskutuar vazhdimin e procesit tonë”, tha ai.

Lajçak tha të enjten se do të vizitojë Kosovën dhe do të takohet me Albin Kurtin., liderin  forcës fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajçak tha se “në Kosovë nuk do të mbetet më krejt njëjtë, sepse së shpejti do të kemi Qeverinë dhe Kryeministrin e ri dhe kjo qeveri do të ketë mandat shumë të fortë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>