I dërguari i BE-së për dialogun serbi-kosovë Miroslav Lajcak u shpreh se ka dislkutuar me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për vazhdimin e dialogut.
Në një postim në Twitter, Lajçak shkruan se diskutoi me Kurtin për “të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”.
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan sot në një darkë informale me përfaqësuesit e diplomacisë së BE-së Joseph Borrell.
Tema kryesore e takimit ishte integrimi i rajonit në BE. Në këtë takim për herë të parë u takua edhe Kurti me Vuçiçin.