Ambasada Amerikane lajmëron shtetasitë amerikanë dhe rezidentët e përhershëm (mbajtësit e kartës jeshile—green card) të cilët kanë mbetur në Shqipëri dhe dëshirojnë të kthehen në SHBA, se ka organizuar dy fluturime çarter këtë javë për t’i dërguar ata në një vend të Evropës, nga ku mund të marrin një fluturim për në SHBA.
Javën e shkuar, të gjitha fluturimet nga Shqipëria u ndaluan. Pas këtij vendimi Ambasada Amerikane nisi përgatitjen për të riatdhesuar shtetasit amerikanë dhe rezidentët e përhershëm që dëshironin të largoheshin nga Shqipëria.
Ambasada thekson se të gjithë ato që duan të nisen urgjent duhet të kontaktojnë me email ambasadën në adresën [email protected]. Ata të cilët i kanë dërguar të dhënat e tyre më parë tek kjo adresë nuk kan nevojë t’i dërgojnë për herë të dytë.
Qytetarëve amerikanë, të cilët ndodhen në Shqipëri i këshillohet se opsione të tjera udhëtimi janë të paparashikueshme në këtë kohë dhe ndoshta mund të ndryshohen, ose të anullohen pa lajmërim paraprak.
Klikoni këtu për më shumë infromacioni.