LDK mbledh kryesinë, pa vendim për kandidatin për kryeministër

Nga Exit News
LDK mbledh kryesinë, pa vendim për kandidatin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi të shtunën kryesinë rreth orës 10:00.

Në  mbledhje u diskutua për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Pas mbledhjes Ismet Beqiri nga LDK nuk tregoi  emrin e kandidatin për kryeministër por tha se “ka emra sa të duash”.

Nënkryetari i partisë, Agim Veliu, u shpreh për mediat se s’kanë diskutuar për emra, por për t’u përgatitur për zgjedhje.

Ai tha se në mbledhje u diskutua për kriteret që duhet të kenë kandidatët për kryeministër dhe deputetë.

Ndërsa Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi tha se po punojnë që të rrisin votat.

Abrashi në një deklaratë për media kundërshtoi sondazhet e fundit të publikuara, ku LDK dilte  parti e tretë me pak përqindje.

Më 2019, LDK-ja doli partia e dytë në vend me 206 mijë e 516 vota. E para doli VV me 221 mijë vota.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>