Limaj në krah të Thaçit e Veselit: Do dalin të pafajshëm

Nga Exit News
Limaj në krah të Thaçit e Veselit: Do dalin të pafajshëm

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj shprehu besimin se Kadri Veseli i Hashim Thaçi do të dalin të pafajshëm nga procesi në Hagë.

Në një reagim menjëherë pas dorëheqjes së presidentit Thaçi, Limaj u shpreh:

“Drejtuesit e UÇK-së kanë dhënë shembull të bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtarë dhe se gjithmonë̈ i janë përgjigjur drejtësisë

Jam i bindur që bashkëluftëtarët e mi, Kadri Veseli dhe z. Rexhep Selimi, do të dalin faqebardhë nga ky proces.”

Limaj vlerësoi gatishmërinë e të gjithë ish-drejtuesve të UÇK-së për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të vënë në vend nderin e luftës për pavarësinë e Kosovës:

“Që nga përfundimi i luftës, disa herë është kërkuar që udhëheqës dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ballafaqohen me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe ato në Kosovë që drejtoheshin nga prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush të përpiqet t’i shmanget drejtësisë.”

Pak minuta më parë, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti, menjeherë pas konfirmimit të aktakuzës për krime gjatë luftës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës.

Një ditë me parë, edhe Kadri Veseli, aktualisht kryetar i PDK-së, u vu në dijeni për akt akuzën dhe sot është nisur për në Hagë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>