
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Alban Vogli, presidenti i klubit sportiv Kastriotit, dhe arrest shtëpi për drejtorin e klubit Gamend Vogli.
Ata u përplasën në fushë me futbollistët e Tiranës dhe arbitrin pas humbjes së ndeshjes, në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë.
Personat u arrestuan nga policia. Federata Shqiptare e Futbollit do të vendosë mbi dënimin për skuadrën e Kastriotit.