Llalla: Policia shmang prokurorinë nga agjësimi i drogës së kapur

Llalla: Policia shmang prokurorinë nga agjësimi i drogës së kapur

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shprehur shqetësimin e tij për nivelin e ulët të identifikimit të trafikantëve të lëndëve narkotike në vend nga ana e institucioneve ligjzbatuese.

Është shqetësues fakti se nga strukturat e tjera ligjzbatuese, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë territorin dhe verifikojnë këto raste, ka një përqindje shumë të ulët të autorëve të këtyre veprave penale” u shpreh Zoti Llalla në një konferencë për shtyp, ditën e sotme.

Prokurori Llalla tha se shmangia e prokurorisë në administrimin e provave materiale, veçanërisht në rastin e lëndëve narkotike, përbën shkelje ligjore. Ai tha se:

Në mënyrë të vazhdueshme bëjnë publike të dhëna se çdo ditë sekuestrohen sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, asgjesohen lëndë narkotike, ndërsa nga ana tjetër thuajse ka një mospërfshirje totale të prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohet dhe asgjesohen këto lëndë narkotike.

Në të gjitha rastet, lënda narkotike ashtu si çdo provë tjetër do të asgjesohet në prani të Prokurorit.

Ai i bëri thirrje të gjtihë prokurorëve të denoncojnë rastet kur provat material asgjësohen në kundërshtim me ligjin.

“Ju rikërkoj që të gjitha rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjeson në mënyrë të kundraligjshme të fillojnë hetimet nëse kjo lëndë narkotike apo çdo lëndë tjetër, provë materiale nuk asgjesohet ose administrohet në mënyrën e parashikuar në ligj të fillojnë hetimet dhe të vendosen para përgjegjësisë ligjore autorët” — tha Prokurori i Përgjithshëm Llalla.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>