Lobisti amerikan i Ilir Metës me lidhje të forta me biznesin rus

Lobisti amerikan i Ilir Metës me lidhje të forta me biznesin rus

Media e huaj Politiko publikoi një artikull më 27 qershor për përfshirjen e këshilltarit politik të LSI-së David Zaikin, në politikën dhe biznesin rus.

Në artikull shkruhet se David Zaikin është përfshirë në marrëveshje tregtare në fushën e energjisë, si dhe në shitje apartamentesh në Kullën Trump me sipërmarrës rusë. Ai ka marrëdhënie të afërt me Mike Flynn, një nga personat kryesor të hetuar nga Senati i SHBA-ve dhe nga Zyra e Prokurorit Special.

Sipas hetimeve, Zaikin ka qenë këshilltarë politik i partisë Lëvizja për Integrim (LSI) në Shqipëri, partisë në pushtet në Rusi dhe partisë VMRO në Maqedoni.

Në artikull thuhet se Zaikin ka lidhur LSI-në me lobistë dhe këshilltarë fushatash të rëndësishëm në SHBA.

Kryetari i LSI-së Ilir Meta, i pasqyruar si udhëheqës pro perëndimor, disa herë ka pasur përplasje të fortë me Departamentin e Shtetit për ndikimin e SHBA-ve në reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas medias shqiptare Reporter.al, LSI ka shpenzuar më shumë se 300 mijë dollarë në lobim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>