LSI padit Ramën dhe kërkon kontroll mjekësor për të

LSI padit Ramën dhe kërkon kontroll mjekësor për të

Lëvizja Socialiste për Integrim paditi sot në Prokurori Kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e Ramës ku fton policinë të marrë vota për PS-në.

“Edi Rama shkel ligjin kur fton policinë të marrë vota për PS-në. Thirrje e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore.Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin e detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25 vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet,” shkruhet në deklaratën e LSI.

LSI, ende pjesë e koalicionit qeverisë me PS, thekson se Zoti Rama ka shkelur jo vetëm Kushtetuetën, por dhe VKM-në e fundit, e miratuar si “pjellë e marrëveshjes politike të datës 17-18 maj 2017”.

Përveç hetimeve, LSI ka kërkuar dhe kontroll mjekësor të Zotit Rama për të  verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministrit.

“Nga këto deklarata tregohet qartë se nuk është në gjëndje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike.”

LSI i kërkoi Presidentit Nishani mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për analizimin e veprimeve antiligjore të Kryeministrit Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>