Kryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi sot se LSI do të jetë opozita e re e vendit. Me anë të një deklarate për shtyp, ku pranoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, Zoti Vasili u shpreh:
“Falenderoj mbi 230 mijë votues shqiptarë që jo vetëm votuan LSI-në, por i ngarkuan asaj një mision historik që ka të bëjë më bërjen më në fund të Shqipërisë me një opozitë të vërtetë në këtë vend.”
Zoti Vasili akuzoi policinë e shtetit se nuk ka luftuar bandat kriminale që kanë ushtruar terror gjatë fushatës elektorale dhe nuk ka siguaruar një proces të qetë votimi e numërimi.
“Strategjia e terrorit, lëshimit të miliona parave të pista, të bërjes njësh të policisë së shtetit dhe bashkëvepruese në këtë strategji terriori. Strategjia kriminale e implementuar në zgjedhjet e 25 qershorit ka ndodhur në dëm të LSI-së si objektiv taktik të tyre dhe në dëm të vendit duke i hapur rrugën kriminelëve dhe atyre qaë trafikojnë drogë.”
Në fund, zoti Vasili sulmoi dhe Partinë Demokratike duke e quajtur “opozitë të kapur”:
“Shqipëria ka pasur dhe qeverisje të dështuara dhe të korruptuara, por opozitë që nuk ekziston, apo aq më keq një opozitë të kapur, këtë nuk e kishte parë.”