Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Luan Rama ka akuzuar Kryeministrin Rama se po përdor gjuhë urrejtje nga LSI-së. Në një konferencë për shtyp, të mërkurën, Luan Rama ka thënë se Rama “nuk mund të fsheh korrupsionin dhe varfërinë” duke u marrë më LSI-në.
Rama tregoi një video ku tregohen kushtet e këqija ku jetojnë qytetarët dhe mungesën e investimeve të qevrisë Rama.
“Edi Ramës nuk ja ka fajin LSI-ja por ia ka fajin Ligësia dhe babëzia”, shtoi Luan Rama.
Kryeministri Rama ka sulmuar vazhdimisht LSI-në duke u shprehur se “Unë besoj që LSI-ja është një sistem që duhet çmontuar komplet”.
Ai tha të martën se sëbashku më Bashën kanë pasur plan të zhbëjnë LSI-në. Këto deklarata u mohuan nga Basha, i cili siguroi se PD dhe LSI janë bashkë për zgjedhjet e 25 prillit.