
Luljeta Bozdo do të jetë deputete e re e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri Edi Rama e ftoi Bozdon, të enjten, në prezantimin e arritjeve të qeverisë për procesin e rindërtimit, se do të bëhet pjesë e Kuvendit në shenjë falenderimi për punën e saj në procesin e rindërtimit.
Rama gjithashtu u shpreh se Bozdo do të jetë edhe një përfaqësuese e shtresës së gjyshërve në Kuvend.
Bozdo, 79 vjeç, inxhinjere e ndërtimit, u bë personazh publik pas goditjes së fortë të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ajo qetësoi përmes daljeve të saj në televizion për pasgoditjet e tërmetit.