Këtë javë do të vendoset për hapjen e spitalit Covid-2, “Shefqet Ndroqi”, për të gjitha sëmundjet. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu gjatë një takimi në spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT:
“Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij”.
Minsitrja tha se të sëmurët me Covid-19 do të trajtohen në spitalin infektiv.
Nga 18 maj nisin edhe operacionet e planifikuara, ët cilat ishin pezulluar si shkak I Covid-19.
“Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare”, tha ministrja Manastirliu.
“Do të doja që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për distancim social dhe higjenën personale, ndërsa shërbimi i kirurgjisë është gati, si fillim do të fillojmë me kapacitet më të ulët, me ndërhyrje më urgjente, për ta shtrirë hap pas hapi”, tha prof Arben Gjata.
Vendimi për rihapjen e sistemit shëndetësor është marrë pas një vlerësimi të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.