Manastirliu mohon praninë e varianteve të reja të virusit në vend

Nga Exit News
Manastirliu mohon praninë e varianteve të reja të virusit në vend

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi, të martën, se në vend nuk është identifikuar asnjë rast me variantet e reja të Covidit:

“Deri tani ne nuk kemi identifikuar raste të varianteve të reja të Covid-19, por puna është duke vazhduar.”

Ajo tha se Instituti i Shëndetit Publik dërgon vazhdimisht mostra jashtë për t’i testuar, por deri tani nuk kanë rezultuar positive për variantet e tjera.

Pak ditë më parë Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë në ISHP, Silva Bino sqaroi se kanë qenë të paktën dy persona në Elbasan, të dyshuar për infektimin me një mutacion të Covid-19.

Në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik mund të dallohen mutacionet e Covid-19, por nuk mund të përcaktohet se cili mutacion është. Shqipëria është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, përmes së cilit ISHP dërgon mostrat e dyshuara në laboratorë të specializuar.

Deri më tani, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut janë zbuluar të infektuar me variantin britanik të Covid-19.

Në Maqedoni madje, një prej të infektuarve ka humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>