Manastirliu tregon kapacitetet për ruajtjen e vaksinës anti-Covid

Nga Exit News
Manastirliu tregon kapacitetet për ruajtjen e vaksinës anti-Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi të mërkurën kapacitetet aktuale të vendit për të mbajtur vaksinat anti-Covid.

Gjatë një vizite bashkë me kryeministri Rama, në Institutin e Shëndetit Publik Manastirliu tregoi frigoriferët ku do po mbahen vaksinat dhe tregoi kapacitet aktuale të vendit.

Kështu:

– Për vaksinën e llojit Pfizer, e cila kërkon të ruhet në temperaturë -80 gradë, vendi ka kapacitete për 250 mijë doza njëherësh.

– Për vaksinën e llojit Moderna apo të ngjashme, që kërkojnë të ruhen në temperaturë -20 gradë, vendi ka kapacitete për 950 mijë doza njëkohësisht.

– Për vaksinat që mund të ruhen në temperaturat 2 deri në 8 gradë, vendi ka kapacitete për 7 milionë doza.

WhatsApp Image at
Frigoriferi për ruajtjen e vaksinave

Manastirliu bashkë me shefen e Epidemiolgjisë Dr. Silva Bino, sqaruan dhe mënyrën se si po transportohet vaksina e Pfizerit për në stadiumin kombëtar, ku po bëhet vaksinimi i mjekëve.

Bino tha se transporti po bëhet sipas një axhende për të siguruar që asnjë flakon vaksine të mos qëndrojë i hapur më shumë se orët e rekomanduara nga prodhuesit.

Shqipëria nisi vaksinimin në 11 janar me 975 doza vaksine Pfizer, dhuruar nga një vend ende i panjohur për publikun.

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo bëri e para vaksinën anti-Covid, mesditën e së hënës dhe pas saj kryeministri Rama.

Ndërsa sot do të vaksinohet 78 anëtarë të personelit mjekësor.

Deri më tani janë vaksinuar 130 mjek, infermierë dhe epidemiologë.

Në fillim të vitit Shqipëria siguroi 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. Rreth 10 mijë dozat e para pritet të vijnë javën e tretë të janarit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>