Maqedonia e Veriut po negocion për të blerë vaksinën kineze anti-Covid 19.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi, të martën, se qeveria po shikon mundësinë për të blerë vaksinën kineze, pavarësisht kontratës me kompaninë Pfizer.
Ministri shtoi se qeveria maqedonase është e hapur për të negociuar me të gjitha kompanitë që kanë prodhuar një vaksinë anti-Covid, pasi beson në to.
Maqedonia e Veriut nuk e ka nisur ende vaksinimin anti-Covid.
Ajo ka arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer për 800 mijë doza vaksinash, të vlefshme për 400 mijë qytetarë. Dozat e para pritet të dorëzohen në shkurt, por me vonesat e lajmëruara nga Pfizer, nuk dihet nëse do të arrihet dorëzimi në kohë i vaksinave.
Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje dhe me Serbinë për 8 mijë doza vaksine të Pfizerit, por as ato nuk janë dorëzuar ende.
Vaksina kineze CoronaVac është prodhuar nga Sinopharm, kompania shtetërore kineze me të njëjtin emër.
Përveçse në Kinë, ajo po përdoret dhe në Turqi e Serbi.
Kompania Sinopharm ka deklaruar se vaksina e saj është 79 për qind efektive në sigurimi e imunitetit ndaj Covid-19.