Mbërrijnë 9 360 doza të Pfizer në Shqipëri

Nga Exit News
Mbërrijnë 9 360 doza të Pfizer në Shqipëri

9 300 doza të Pfizer mbërritën të hënën në mbrëmje në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj pritën vaksinat në aeroportin Nënë Tereza.

Kryeministri Edi Rama mungoi këtë herë, pasi në çdo mbërritje vaksinash ai ka qenë i pranishëm.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani janë vaksinuar 27,365 persona.

Kategoritë që janë vaksinuar janë personeli shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Shqipëria deri tani ka marrë vaksina nga Pfizer dhe AstraZeneca.

Vaksina e AstraZeneca ka ndezur debate në të gjithë Europën dhe më gjerë. Kjo pasi u raportuan disa raste me mpiksje gjaku pasi morën vaksinën.

Po ashtu janë raportuar dhe raste viktimash, por EMA dhe OBSH thanë se nuk ka ende asgjë të verifikuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>