Ferdinand Xhaferri, kryetar i PD-së Durrës akuzoi qeverinë dhe Bashkinë Durrës për shkaktimin e emergjencës mjedisore me mbetjet në qytet, për të justifikuar dërgimin e tyre në landfillin e Sharrës, me çmim 40 euro për ton, 3 herë më shumë se sa planifikimi në startegjinë e qeverisë.
“U ngrit kjo krizë mjedisore për të justifikuar që qytetet e Durrësit dhe Kavajës të cojnë mbetjet tek landfilli i Sharrës, tek landfilli i ortakëve të kryeministrit dhe ti cojnë mbetjet me një vlerë të rritur, 30% më shumë , me 41 euro për ton”, u shpreh Xhaferaj për median, të shtunën.
Ai sqaroi se moszgjidhja e situatës për 4 vite rresht është “një plan i mirëfilltë mafioz”, i cili ka vepruar kështu:
“Tre vite më parë Këshilli Bashkiak shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore.
Dy vite më vonë në qershor të 2020, këshilli bashkiak u mblodh përsëri dhe shpalli për herë të dytë gjendjen e emergjencës mjedisore.
Dhe disa ditë më parë Këshilli Bashkiak u mblodh dhe vendosi që për 10 vitet e ardhshme mbetjet të shkojnë tek landfilli i Sharrës me një kosto prej 40 mijë euro për ton.
Një vit më parë, në 2020 bazuar në vet strategjinë e qeverisë për trajtimin e mbetjeve për rajonin e Shqipërisë së mesme, tarifa ishte projektuar, kosto ishte projektuar 29 euro për ton”
Xhaferraj i bëri thirrje SPAK të hetojë këtë këtë aferë “përpara se situata të degradoje me shumë rrezik për jetën e qytetarëve të Durrësit”.