Mbi 180 viktima nga përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë

Nga Exit News
Mbi 180 viktima nga përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në Gjermaninë perëndimore dhe Belgjikë është rritur në të paktën 180.

Rreth 143 viktima janë konfirmuar në Gjermani, 98 prej të cilave në rajonin Ahrweiler në jug të Këlnit

Qindra njerëz janë ende të zhdukur pasi disa zona janë të paarritshme për shkak të niveleve të larta të ujit ndërsa komunikimi është ndërprerë, raporton Reuters.

Presidenti gjerman, Steinmeier tha se do të duheshin javë para se dëmi i plotë, që pritet të kërkojë dmiliarda euro për rindërtim, të mund të vlerësohet.

Në Belgjikë, numri i të vdekurve ka shkuar rnë 27, sipas autoriteteve përkatëse.

Punëtorët e shpëtimit nga Franca, Italia dhe Austria u dërguan në qytetin e Liege, ku banorët u evakuuan pas përmbytjeve të mëdha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>