Mblidhet sot Samiti BE-Ballkan Perëndimor

Nga Exit News
Mblidhet sot Samiti BE-Ballkan Perëndimor

Të mërkurën do të mblidhet, në Brdo të Sllovenisë, samiti mes krerëve të BE-së si dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Dy javë më parë Reuters raportoi se kishte ndarje sa i përket formulimit të deklaratës së përbashkët të vendeve anëtare duke treguar mungesë dëshire për afrimin e Serbisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut me unionin.

Pas debatesh mes vendeve anëtare, BE-ja pritet të rikonfirmojë angazhimin mbi zgjerimin e Bllokut me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar një bashkëpunim për rajonin, por pa afate kohor, sipas një projekt –dokumenti të parë nga EURACTIV.

Po ashtu një nga momentet më të rëndësishme lidhet më nënshkrimin e marrëveshjes për Tregun e Përbashkët Evropian, në kuadër të Procesit të Berlinit, për implementimin e 4 lirive kryesore të BE-së.

Gjermania dhe vetë kancelarja në ikjë, Angela Mekel kanë lobuar muajt e shkuar për nënshkrimin e saj, duke e diferencuar me projektin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut “Open Balkans”. Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Merkel e bëri të qartë se Tregu i Përbashkët nuk mund të zëvendësohej nga projekte të tjera.

Në samit po diskutohen edhe çështje jetike për BE-në si projekti i mbrojtjes së përbashkët apo reagimi ndaj paktit tripalësh AUKUS mes SHBA-ve, Britanisë dhe Australisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>