Media botërore pasqyron konfliktin Llalla-Lu

Media botërore pasqyron konfliktin Llalla-Lu

Media kryesore botërore, përfshi Dailymail, ABC News dhe Washington Post, kanë informuar mbi akuzat e ndërsjellta ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Ambasadorit Donald Lu.

Të enjten gjatë një konference me shoqërinë civile, Ambasadori Lu e akuzoi Prokurorin Llalla si kundërshtar të reformës në drejtësi:

Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi.

Gjithashtu, Zoti Lu u shpreh se zoti Llalla ka shkelur Kushtetutën gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

Prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, përzgjedhur pa preferencë për të plotësuar 3 poste.

Ndërsa, Prokuroria e Përgjithshme ju përgjigj akuzave të Ambasadorit Lu, duke u shprehur se:

Akuzat e ambasadorit janë të lidhura me hetimet që po kryen prokuroria ndaj disa politikanëve që kanë mbështetjen e ambasadorit dhe ndaj disa deputetëve që ambasadori u ka kërkuar votën edhe me anë të shantazhit për reformën në drejtësi, të cilët dyshohet se preken nga ligji për dekriminalizimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>