Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu këron që kandidatët e saj në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, të vendosen sipas peshës elektorale.
Në një intervistë, Mediu foli për takimin me grupin negociator të demokratëve të mbajtur të mërkurën në selinë blu.
Ai u shpreh se përkthimi i peshës elektorale të PR në kandidatë për deputetë është kërkesa kryesore.
“Sot isha me Bashën edhe ai ka të njëjtën bindje me mua që çdo subjekt politik duhet të ketë kandidatët e tij për të marrë vota. Nëse votat që siguron PR garantojnë një mandat atëherë kjo vlen. Ne kërkojmë që Basha të vlerësoj peshën e kandidatëve të Partisë Republikane në qarqe të ndryshëm dhe në bazë të kësaj peshe elektorale të vendoset dhe pesha e PR në listë dhe kandidatë.”
Mediu shtoi se nuk është për pazare në këtë marrëveshje dhe kërkon respektimin e peshës së PR.
Unë jam në negociata për marrëveshje që do të sjellë fitoren, por jo që të bëjmë pazare se kush është qoshja e Fatmir Mediut. Ne jemi në fazë negocimi se kush janë hapësirat që krijojnë mundësi për të fituar. PD duhet të respektojë peshën e PR-së dhe në bazë të saj të respektohet edhe pozicioni i kandidatëve republikanë”
Mediu nuk përjashtoi mundësinë që me LSI-në në disa qarqe edhe mund të dali me kandidatë të përbashkët.
“Me LSI-në mund të dalim në disa qarqe me kandidatë të përbashkët, ashtu siç mund të dalim edhe me PD-në. Ndërkohë në disa zona të dy koalicionet mund të dalin me kandidatë të përbashkët për të maksimizuar votën”